Këshilli i Ambasadorëve: Dita e Pavarësisë së Kosovës të shpallet festë zyrtare në Shqipëri

Këshilli i Ambasadorë Shqiptarë i ka propozuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë që dita e Pavarësisë së Kosovës të shpallet festë zyrtare. Në kërkesë e Këshillit thuhet se një kërkesë e tillë vjen duke vlerësuar 17 Shkurtin e vitit 2008, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare dhe si përmbushjen e një aspirate shekullore të kombit tonë në rrugën e tij drejt forcimit të identitetit, bashkimit kombëtar dhe integrimit në strukturat euro-atlantike.

Njoftim i plotë

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) i propozon Kuvendit të Republikës së Shqipërisë që dita e Pavarësisë e Republikës së Kosovës të shpallet Festë Zyrtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tiranë, më 22 Shkurt 2023

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke vlerësuar 17 Shkurtin e vitit 2008, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës,

– si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare;

– si përmbushjen e një aspirate shekullore të kombit tonë në rrugën e tij drejt forcimit të identitetit, bashkimit kombëtar dhe integrimit në strukturat Euro – Atlantike;

– si një ditë të shënuar që frymëzon çdo shqiptar;

– si ngjarje madhore për të cilën kanë kontribuar shqiptarët anembanë botës, me mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve, BE-së, NATOs dhe vendeve të tjera aleate dhe mike;

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Kuvendit, më dt. 21 Shkurt 2023, për të ndërmarrë nismat përkatëse ligjore për ta shpallur këtë datë Festë Zyrtare të Republikës së Shqipërisë.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë beson se një vendim i tillë do të gëzonte dhe do të mbështetej nga çdo shqiptar kudo ku jeton, pavarësisht bindjeve politike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?