Këshilli i Ambasadorëve: Nuk është koha për eufori me raportin e KE
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, një organizatë ku bëjnë pjesë diplomatë karrierë dhe ish-ministrja të jashtëm të Shqipërisë, ka reaguar për rekomandimin e KE për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Në deklaratë Këshilli u bën thirrje institucioneve dhe politikës që realizojnë kërkesat e Brukselit.
Deklarata e Këshillit të Ambasadorëve:
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mirëpret rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mirëpret rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian lidhur me fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ne inkurajojmë gjithashtu mbështetje të plotë të këtij rekomandimi nga Këshilli Evropian sa më shpejt të jetë e mundur. Shqipëria ka arritur kështu në një fazë të rëndësishme të këtij procesi, por kujtojmë se nuk është koha për eufori.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë inkurajon të gjithë faktorët politik të bëjnë çdo përpjekje për të konsoliduar të gjitha reformat që kanë lidhje me integrimin në BE, në mënyrë gjithëpërfshirëse, bashkëpunuese dhe në interes të vendit.
Shqipëria dhe Shqiptarët kanë bërë zgjedhje të qartë, atë të rrugëtimin të pakthyeshëm drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.
KOHA JONË SONDAZH

