Këshilli i Integrimit, Cakaj bën thirrje për dialog
Në Këshillin e Integrimit, ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj u shpreh se Shqipëria në qershor pret vendim pozitiv për negociatat, duke theksuar se janë plotësuar të gjitha rekomandimet.
Ai apeloi se është momenti për dialog edhe me faktorët brenda vendit. Cakaj raportoi mbi procesin e përmbushjes së kritereve për çeljen e negociatave, ndërsa i bëri thirrje faktorëve politikë që të bashkëpunojnë për këtë moment.
Në Këshillin e Integrimit, Cakaj tha se tashmë kërkohet një dialog intensiv me vendet e BE-së por edhe një dialog i brendshëm. “Situata në Shqipëri është duke u polarizuar dhe ky nuk është thjesht një proces që kërkon dialog me vendet anëtare të BE-së, por mbase edhe dialog të brendshëm politik për të siguruar konsensusin e nevojshëm në implementimin e reformave të kërkuara në dritën e këtij objektivi”, tha Cakaj.
KOHA JONË SONDAZH

