Këshilli i Investimeve, Denaj: Siguria juridike e pronës, parakusht për stimulimin e investimeve

Këshilli i Investimeve zhvilloi dje mbledhjen e radhës nën drejtimin e ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ku u diskutua “Mbi Stimulin e Investimeve dhe Sigurinë juridike të Pronës”. I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, si dhe kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame.

Në fjalën e saj, ministrja Denaj u shpreh se respektimi i të drejtave të pronësisë dhe regjistrimi i plotë dhe përfundimtar i pronës mbetet sfidë e qeverisjes. Ministrja theksoi se një qasje koherente, jo e fragmentuar ndaj problemeve të pronësisë, konsiderohet thelbësore për ekonominë e një vendi dhe përbën parakusht për stimulimin e investimeve.

“Çdo progres në këtë fushë rrit sigurinë ligjore për investitorët, nxit transparencën në mirëqeverisjen dhe luftën ndaj korrupsionit, si dhe reflektohet menjëherë në raportet ndërkombëtare mbi reformat në Shqipëri”,-u shpreh Denaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja ftoi bizneset pjesëmarrëse në Këshillin e Investimeve, por jo vetëm, që të kontribuojnë në draftligjin e ri të unifikimit të investimeve që Ministria e Financave ka publikuar për konsultim publik, i cili synon të përmirësojë kushtet dhe ofrojë balancimin e tyre, si për investitorët e huaj, ashtu edhe për investitorët vendas.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?