Këshilli i Mandateve: Në mbledhjen e radhës të marrë pjesë Olta Xhaçka

Në mbledhjen e sotme, PD dhe PS, kanë rënë dakord parimisht që në mbledhjen e radhës të thirret për të marrë pjesë deputetja, ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme Olta Xhaçka.

Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë u mblodh për të shqyrtuar kërkesën e grupit të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pasi akuzohet se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik

Kjo është mbledhja e dytë pasi e para u shty pas kërkesës nga deputetët e Partisë Socialiste për më shumë kohë që të lexojnë fillimisht dokumentacionin e dorëzuar nga demokratët.

SHKARKO APP