Këshilli i Ministrave fond shtesë për partitë në zgjedhje (PS)
Aktualitet E Diel, 26 Shtator 2021 13:09
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme, ka miratuar një fond shtesë për financimin e fushatës elektorale për partitë që marrin pjesë në zgjedhjet lokale. Bëhet fjalë për një fond shtesë prej 65.000.000 (gjashtëdhjetë e pesë milionë) lekësh, i cili iu shpërndahet partive politike, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Këto para do të merren nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2019.

KOHA JONË SONDAZH

