Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet të hënën pas sulmeve të Izraelit në Iran
Në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit, misioni i përhershëm i Iranit në OKB theksoi se veprimet e Izraelit “përbëjnë një shkelje të rëndë të sovranitetit dhe integritetit territorial” të Iranit dhe janë “një shkelje e flagrant e ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara”.
Ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, e cilësoi kërkesën e Iranit si “një përpjekje tjetër për të na dëmtuar, këtë herë në arenën politike”, duke u zotuar se do të “mbronte të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur”.
Pretendimin se Izraeli ka shkelur ligjin ndërkombëtar Danon e quajti“të çuditshëm”, raporton CNN.
“Irani nuk do të lejohet të vazhdojë të fshihet pas aleatëve të tij; sa kohë që Irani vazhdon të kërcënojë dhe të përpiqet të na dëmtojë, ai do të paguajë çmimin”, tha ai.