Këshilli i Stabilizim Asociimit në Tiranë, Gjipali zbulon mesazhet kryesore të BE-së

Në Tiranë këtë të enjte u mbajt këshilli i Stabilizim Asociimit dhe që solli në Tiranë krerët më të lartë të Bashkimit Europian. Drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, Gledis Gjipali, thotë mesazhet kryesore ishin mos dakordësitë për amnistinë fiskale dhe pasaportat e arta, si dhe përputhja e politikës së Jashtme të Shqipërisë me atë të Bashkimit Europian.

“Çështjet e trajtuara janë vazhdimësi, nuk ka çështje të reja në diskutim. Të gjitha pikat janë theksuar dhe në raportin e fundit për Shqipërinë. Duhet patur vëmendje për pikat ku ka qëndrime të ndryshme si pasaportat e arta që janë problematikë dhe për BE apo amnistia fiskale që bën rrezik për pastrim parash dhe evazion.

Si një moment politik është i rëndësishëm që ky takim u zhvillua në Tiranë. Përputhja e politikës së jashtme të sigurisë së qeverisë shqiptarë është çështje që vlerësohet dhe sinjal për vendet e tjera që nuk e kanë të përputhur këtë politik”, tha Gjipali në A2 CNN.

SHKARKO APP