Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin mblidhet për mandatin e Majkos, ia kalon seancës plenare

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin shqyrtoi vendimin e KQZ-së për dhënien e mandatit të deputetit, z. Pandeli Sotir Majko.

Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, njëkohësisht Kryetare e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin të Kuvendit të Shqipërisë, sot u zhvillua mbledhja e këtij Këshilli.

Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin shqyrtoi vendimin nr. 140, datë 04.04.2022, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, qarku Tiranë z. Pandeli Sotir Majko” dhe pasi verifikoi mandatin e deputetit z. Majko, ia kaloi seancës plenare të datës 11 prill 2022.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?