Këshilli Politik, Kume: Palët e kanë çuar procesin në ngërç, duhet ndërhyrje e ndërkombëtarëve

I ftuar në Ora News, eksperti i çështjeve zgjedhore, Kristaq Kume u shpreh se palët politike në vend nuk kanë rënë dakord për çështjen e listave të hapura dhe koalicionet.

Kume tha se ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhet të bëhen me dakordësi të palëve.

Kristaq Kume: Opozita është e gatshme të hapë 100% listave dhe për balancim gjinor. Palët nuk janë dakord në parim për këtë pjesë dhe prandaj duhet t’i drejtohemi ekspertëve të OSBE-ODHIR për të çështje. Mbledhja e ditës së së sotme për këto qëndrime nuk vazhdoi. Ndërkohë, ndryshimet kushtetuese kanë ndodhur dhe duhen reflektuar në Kodin Zgjedhor, por duke pasur dakordësi të palëve. Ndërsa, mënyra se si do të garojnë palët në raport me koalicionet nuk është dakordësuar akoma.

Për Kumen, Drafti i sotëm i propozuar nga mazhoranca, lejohet që disa parti mund të formojnë një grup të tyren, që mund të quhet një koalicion, por për tu regjistruar në KQZ duhet të jetë vetëm një parti e vetme.

Kristaq Kume: Drafti i sotëm i propozuar nga mazhoranca, lejohet që disa parti mund të formojnë një grup të tyren, që mund të quhet një koalicion, por për tu regjistruar në KQZ duhet të jetë vetëm një parti e vetme. Në listën e kandidatëve që do të kenë këto parti sipas një dakordësie, krahas emrit të listës, mund të vihet edhe sigla e partisë. Kjo zgjidhje, nuk zgjidh asgjë në aspektin themelor në raport me atë që kërkon opozita jashtëparlamentare.

Kume shtoi se në këtë pikë kur palët e kanë çuar çështjen në një ngërç duhet një këshillim ose ndërhyrje nga ndërkombëtarët.

Kristaq Kume: Njëra palë nuk pranon propozimet dhe pala tjetër po ashtu, dhe jemi në kushtet e një krize ku po kërkohet ndihma e OSBE-ODHIR. Unë do të thoja se do të ishte e pëlqyeshme që të kishim ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për të zgjidhur këtë ngërç, që në fakt ka një zgjidhje formale, por është e padëshirueshme, se mazhoranca i ka votat për ta kaluar.

SHKARKO APP