Këshilli Shqiptar i Medias: Qeveria të tërheqë masat për RTV Ora, të kërkojë falje publike

Këshilli Shqiptar i Meadias, ka reaguar ndaj aktit të paprecedentë për vendimin e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësot i cili kërkoi mbylljen e Radio-Televizionin-Ora. Përmes një deklarate, Këshilli i bëri thirrje Qeverisë Shqiptare të tërheqë masat dhe të kërkojë falje publike për këtë akt të pastër dhune ndaj një medieje të tërë. ”Këshilli Shqiptar i Medias u bën thirrje Ambasadave të vendeve të BE dhe të ShBA, përfaqësive të OSBE-së, Këshillit të Europës dhe UN-it që të reagojnë në ndihmë të një prej vlerave më thelbësore të familjes Europiane ku Shqipëria kërkon të bëjë pjesë, siç është liria e medias dhe e fjalës së lirë. Këshilli Shqiptar i Medias i bën thirrje gazetarëve e medieve shqiptare të solidarizohen me kolegët e tyre të Televizionit Ora. Sulmi kundër një medieje nuk ëshët sulm thjesht ndaj një grupi gazetarësh që punojnë aty, por është sulm kundër gazetarisë”.

Deklarata e plotë

”Këshilli Shqiptar i Medias reagon me shqetësim të madh ndaj aktit të paprecendent ku një inspektorat shtetëror shëndeti ndërmerr aktin e mbylljes së një medieje, konkrektisht veprimi nga ana e Institutit të Shëndetit Publik për të mbyllur Radio-Televizionin Ora me anë të një mase administrative.

Swiss Digital Desktop Reklama

E drejta e informimit dhe e shprehjes është e garantuar në Kushtetutë dhe nuk mund të bllokohet me vendime administrative, aq më tepër të Inspektoriatit Shtetëror të Shëndetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Natyra joproprocionale jo vetëm e masës për mbyllje aktiviteti, por dhe e masave të mëparshme ndaj këtij Televizioni me gjoba shumë të mëdha (1 milionë lekë) në një kohë vështirësie ekonomike për gazetarinë dëshmon se ky veprim është sulm direkt i Qeverisë ndaj lirisë së medias dhe të fjalës së lirë.

Këshilli Shqiptar i Medias i bën thirrje Qeverisë Shqiptare të tërheqë masat dhe të kërkojë falje publike për këtë akt të pastër dhune ndaj një medieje të tërë.

Këshilli Shqiptar i Medias u bën thirrje Ambasadave të vendeve të BE dhe të ShBA, përfaqësive të OSBE-së, Këshillit të Europës dhe UN-it që të reagojnë në ndihmë të një prej vlerave më thelbësore të familjes Europiane ku Shqipëria kërkon të bëjë pjesë, siç është liria e medias dhe e fjalës së lirë.

Këshilli Shqiptar i Medias i bën thirrje gazetarëve e medieve shqiptare të solidarizohen me kolegët e tyre të Televizionit Ora. Sulmi kundër një medieje nuk ëshët sulm thjesht ndaj një grupi gazetarësh që punojnë aty, por është sulm kundër gazetarisë.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?