Këshilltarët e PD bllokojnë Këshillin Bashkiak të Tiranës
Anëtarët e PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës kanë bllokuar mbledhjen e sotme, ende pa nisur. Kjo duke mos lejuar në këtë mënyrë as betimin e koleges së tyre, Kejda Kaceli, e cila do të merrte mandatin e lënë nga i ndjeri Arben Tafaj. Në këtë mbledhje, do të miratoheshin ndihma ekonomike për familjet në nevojë, subvencionimi qirasë për familjet në nevojë. Si edhe bonusi i qirase për banorët që preken nga rehabilitimi i Unazës e të tjera vendime të rëndësishme.
KOHA JONË SONDAZH

