Këshilltari i Bushatit: S’ka marrëveshje për detin me Greqinë, 12 miljet nga konventa

“Nuk ka një marrëveshje për detin mes Greqisë dhe Shqipërisë”. Kështu është shprehur këshilltari i ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, mbrëmjen e kaluar në “Top Show”.

Ai tha se qëndrimi për 12 miljet, buron nga konventa dhe jo nga marrëveshja. “Kemi një dakordësi midis dy ministrave për të shkuar drejt një marrëveshje. Burimet për 12 miljet, buron nga konventa jo nga marrëveshja”, u shpreh Glevin Dervishi, këshilltari i ministrit Bushati.

Ndërkohë, Shpëtim Idrizi u shpreh se Bushati duhet të përgënjeshtronte Kotzias për 12 miljet.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Bushati nuk bëri as transparencë për çështjen çame. Kjo nuk është korrekte nga aspekti diplomatik. Sapo ligji i luftës të hiqet, ne do të kërkojmë në bllok dëmshpërblimin për pronat”, tha Idrizi./tch/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?