Këshilltari i Kadri Veselit: Ja për çfarë shërbeu darka me Ramën! Baçe: Çfarë do i japë Kosova Serbisë?
Këshilltari i kryetarit të kuvendit të Kosovës, Adri Nurellari i ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, ka folur për darkën mes krerëve të Kosovës dhe kryeministrit Edi Rama.
Nurellari tha që kjo darkë shërbeu për zbutjen e tensioneve të brendshme në Kosovë
Nurellari: Darka ishte shumë e rëndësishme që të zbuteshin tonet dhe të krijohej një frymë bashkëpunimi isntitucionale. Dhe të shmangeshin Përplasjet personale. Veseli e ka përsëritur se kjo është një temë shumë e rëndësishme dhe nuk mund të sabotoheshin për përplasjet personale siç ishte ajo e kryeministrit dhe Presidentit. Kjo darkë ka shërbyer për të shmangur këto përplasje egosh.

Baçe-Nurellarit: Gjuhën e makiavelit e ke mësuar mirë. Çfarë do i japë Kosova Serbisë?
Akademiku Apollon Baçe pyeti këshilltarin e kryeparlamentarit të Kosovës, Andri Nurellari se çfarë do të japë Kosova pas korrigjimit të kufijve.
Pjesë nga debati:
Baçe: Gjuhën e makiavelit e ke mësuar mirë. Kim Mehmeti thotë se Serbia nuk është dakord dhe thotë se do na japë Preshevën dhe Medvegjën dhe ne nuk do ta marrim. Duket sikur ne do marrim dhe nuk do të japim asgjë.
Nurellari: Mos prisni nga Presidenti si negociator të tregoj se çfarë është e gatshme Kosova të lëshojë sepse atë pozicion e mbajnë serbët. Edhe në negociatat për paqen, një palë nuk e bën publike se është e gatshme të lëshojë nëse nuk ka garanci se për atë gjë që ka për të lëshuar ka për të marrë diçka më të vlefshme. Nuk ka një marrëveshje.
KOHA JONË SONDAZH

