Këshilltari i Metës, Aleksi: Shijojeni të dielën dhe mos harroni të votoni

 

Emiljano Aleksi, Këshilltari i Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka zgjedhur rrjetet sociale për tu drejtuar qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në zgjedhje.

Në një foto ku bashkë me kartën e identitetit tregon dhe shenjën e bojës në gisht pasi ka votuar, Aleksi fton qytetarët që të votojnë.

Duke qenë se e diela është një ditë pushimi dhe pjesëmarrja në zgjedhje nuk ka qenë shumë e lartë deri në mesditë, Aleksi u drejtohet votuesve me shprehjen: “Shijojeni të dielën dhe mos harroni të votoni”.

SHKARKO APP