Këshilltarja e PS me ”zhargon rruge”, ofendon ata që e votuan (VIDEO)
Një video që po qarkullon në median sociale, vë në qendër të debatit këshilltaren e PS-së, në këshillin bashkiak të Kavajës. Fjala “llogje kavaje”, e përdorur nga Dhurata Sheme, në mbledhjen e këshillit bashkiak, nuk është pranuar, përkundrazi ka nxitur një debat mes palëve.
Në krah të saj, siç shihet edhe video, qëndron kreu i Bashkisë së Kavajës. Isa Sakja i drejtohet qartësisht se pozicionin edhe si nënkryetare e bashkisë së Kavajës, i është mandatuar nga votat e qytetarëve, dhe për arsye ajo duhet ti kërkojë ndjesë për fyrjen.
“Ti në këtë pozicion ke ardhur me votën e qytetarëve dhe ne të gjithë jemi përfaqësues të qytetarëve. Jo ty, por askënd nuk lejoj që të fyejë qytetarët e Kavajës, të cilët janë njerëz të ndershëm dhe punëtorë”, tha kryebashkiaku Sakja në reagimin e tij.
Dhurata Sheme, rezulton të ketë mbaruar studimet Bachelor për mësuesi në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, në degën Histori-Gjeografi në vitin 2000 dhe ka ushtruar profesionin e mësueses në gjimnazin e Golemit. Pas 14 vitesh, ajo ka përfunduar studimet Master Shkencor në Mësimdhënie Psikologji-Sociologji, në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Informacionet janë marrë nga faqja personale e znj.Sheme në profilin e saj në facebook.
Reagimet e qytetarëve mbi këtë situatë, është kërkesa që Sheme të japë dorëheqjen. Këtë video e ka publikuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha në profilin social të facebook-ut.
Me këtë kualifikim, një këshilltare që vjen nga rradhët e PS-së, ku partia që ajo aderon është në pushtet dhe kërkon të ketë një bashkëqeverisje me qytetarin, ofendimi që i bën ajo qytetarëve të Kavajës, është i pajustifikueshëm, një zhargon rruge.
R.SH
KOHA JONË SONDAZH

