Këshilltarja e Ramës që hartoi ligjin antishpifje: Morën modele nga rajoni

Lëshilltarja e kryeministrit Edi Rama, Elira Kokona është juristja që ka hartuar ligjin e shumë diskutuar antishpifje.
Në emisionin “Opinion”, Koka tha se një ligj të tillë e kanë vende të Ballkanit si Serbia dhe Mali i Zi. Posaçërisht ajo ju referua modelit serb.
Ndërkohë Serbia, sipas raporti të Freedom House për vitin 2019 cilësohet si vend me media “pjesërisht të lirë”. Nga viti 2014 dhe deri në vitin 2019, Serbia ka rënë 24 vende në indeksin e lirisë së mediave.
Në procesin e negociatave, BE-ja i ka kërkuar Serbisë që të rregullojë bazën ligjore. Ndërkohë opozita serbe proteston çdo javë pra institucioneve të mediave qeveritare, pikërisht për lirinë e mediave.
Referimi ndaj Serbisë për ligjin e mediave duket se është përzgjedhja e modelit më të keq.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?