Këta do bëjnë reformën…?

Placeholder Image

Nga Artan Fuga/O sovjetika! Perse merziteni dhe nxeheni?

Ma jepni pra proven qe edhe pa syrin qe ka aftesine ta ktheje energjine diellore ne drite, bota behet drite e ndricohet kur del dielli, edhe kur asnje sy nuk e sheh.

Logjika, gjuhesia, filozofia sovjetike vazhdon te bejne kerdine ne mendjet e shqiptareve, bashkuar me intuita ish fshatareske, ngjizur ne shprehje budallaqe me prejardhje bestytnish si :

Doli hena prapa malit dhe i dha drite fshatit…

Dielli i partise na ndricon jeten…

U dogj si qiriri per te na dhene drite…

E verteta ndricon si dielli…

E lloj lloj shprehjesh idiote si : Dielli ra mbi det!

O sovetika dyshoni te librat qe ju kane genjyer, mos genjeni sinqerisht kalamajte me genjeshtrat qe ju kane genjyer ju, mos u nxehni e mos shani kur ju lekunden dijet qe kujtonit se ishin te palekundshme.

Keni mesuar nen censure. Sa gjynahhhhhh!

Pa syrin nuk ka drite diellore. Syri nuk e percepton driten por e krijon ate nga energja diellore, bima reagon me klorofilin, turistit kosovar, vellait tim, i digjet lekura ne plazh, rrobat te gabi zbardhen, u del boja. Eshte e njejta energji qe receptues te ndryshem e perkthejne ne forma te ndryshme.

Mesazhin e krijon receptuesi.

Syri e perkthen ne drite energjine diellore. Te kunderten? Ja ka futur kot zysha…qysh e klase te pare, megjithate lule vazhdojini t’i coni.

Keta duan te bejne reformen e kerkimit shkencor…pikaaa,  ketu duhet filluar te ribehen librat e kendimit….:) njehere pastaj te tjerat.

O sovjetika, mos kini frike nga e verteta… edhe diten per diell ne rrethohemi na nje erresie totalisht opake qe nuk ka Zot vec nesh ta ndricoje. Ndersa syri eshte ai qe ndricon sipas menyres e vet objektet e zhytyra ne erresiren universale.

Mos kini frike nga nata qe ju rrethon e mos ben si femija qe qan i vetmuar ne pyll kur bie nata.

Mos  kuptoni boten sipas interesit tuaj dhe sipas deshires legjitime per ta hequr friken e cilimiut nga nata.

Ndiqni driten e syrit tuaj dhe merrni pergjegjesine personale te njeriut qe e ndricon naten!

Pertej syve tuaj ka erresire.Brenda jush mund te krijohet drite, por ju genjejne kur ju kane thene qekur ishit ciliminj qyrrash se drita ju vjen nga jashte benda. Jo, ndricimi vjen nga brenda dhe shkon jashte. Nese nuk besoni te facebook-u lexoni Platonin…Le qe ku ka zysh gjimnazi qe e lexon dot Platonin….

SHKARKO APP