Këtë mbrëmje vijnë edhe 7000 vaksina nga Pfizer

Mbrëmjen e kësaj të hëne, 15 shkurt, në vendin tonë pritet të mbërrijë një tjetër parti vaksinash prej 7000 dozash nga marrëveshja me Pfizer. Deri në fund të muajt numri i tyre do të shkoj deri në 40 mijë.

Në gati 1 muaj fushatë vaksinimi janë administruar 1229 doza nga rreth 2100 doza gjithësej. Procesi i vaksinimit po vijon edhe pse me ritme të ngadalta, situata pandemike është përkeqësuar, e sidomos në spitalet Covid.

Në katër strukturat spitalore Covid në kryeqytet, kapacitetet janë drejt ezaurimit. Me plotësimin e tyre do të duhet që të hapen edhe spitalet rajonale. Sëbashku me spitalet rajonale kapaciteti i shtretërve shkon në 1600, skenarë ky i parashikuar nëse do të kishte një mbingarkesë në spitalet Covid në kryeqytet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?