Këtë të dielë, më 23 korrik qytetarët e Rrogozhinës do votojnë për kryetarin e ri

Qytetarët e Rrogozhinës, këtë të dielë do t’u drejtohen sërish kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri. Në garë janë po të njëjtët, kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolla dhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha.

Koalicioni “Bashkë fitojmë” kundërshtoi rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ku u shpall fitues kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolla, me argumentin se kutia e fundit që i dha fitoren atij ishin votat e të burgosurve.

KQZ-ja pranoi kërkesën për rinumërim dhe nga hapja e kutive diferenca e Memollës me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha u ngushtua nga 30 në 21 vota.

SHKARKO APP