”Këtu kërcet arma, në Dubai hapet shampanja nga grupet kriminale shqiptare”

Marrëveshja e sigurisë mes Shqipërisë, Britanisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe ka shkaktuar debate të forta në Kuvend.
Në fillim ishte deputeti demokrat Salianji që kritikoi qeverinë pse nuk negocion për Marrëveshje Ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe ku ndodhen të strehuara grupet më të rrezikshme kriminale shqiptare. Me pas ka folur Enkelejd Alibeaj. Ai theksoi se marrëveshja me Emiratet është thjesht shkëmbim të dhënash dhe jo ekstradimi. Për të dhe për vendin duhet një marrëveshje ekstradimi me këtë shtet, pasi Dubai është kthyer në strehën e shumë personazheve të krimit të organizuar shqiptar.

“Çfarë është kjo marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe? Dubai iu thotë gjë, banda e Durrësit, banda e Elbasanit, të gjitha bandat në këtë vend kanë gjetur parajsën e tyre në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kjo marrëveshje është shkëmbim të dhënash, që i ka kushdo sot në internet. Dhe kjo quhet një arritje? Shteti shqiptar do të duhet të kërkonte diçka tjetër, marrëveshjen e ekstradimit. Ministri nuk tregoi nëse ka kërkuar një marrëveshje ekstradimi me Emiratet. Kjo tregon mungesë vullneti për të luftuar krimin.

Është e vërtetë ajo që Salianji, këtu kërcet dyfeku, atje hapet shampanja. Kjo është një kambanë alarmi. Është kjo kapje nga krimi? Është parajsa për banditët ndaj duhet të punoni për Marrëveshje Ekstradimi”- tha Alibeaj.

SHKARKO APP