KFW përfshin zonën Berat- Kuçovë në investime
Një delegacion i nivelit të lartë i Bankës Gjermane për Zhvillim KFW, i kryesuar nga anëtari i bordit drejtues të kësaj banke, z. Roland Siller, ishte sot për vizitë në Ndërmarrjen e Ujësjellës – Kanalizimeve, Berat-Kuçovë. Të pranishëm në takimin e organizuar me këtë rast ishin Kryetari i Bashkisë Berat, Petrit Sinaj, Kryetari i Bashkisë Kuçovë, Selfo Kapllani, drejtori i SHAUK Berat – Kuçovë, Refat Harizi, si dhe anëtarë të stafeve respektive. Qëllimi i vizitës të delegacionit gjerman ishte dorëzimi zyrtar i njoftimit për përfshirjen e zonës Berat – Kuçovë në investime mbas arritjes së objektivit të certifikuar nga znj. Pfeiffer, e cila vizitoi Beratin javën e kaluar.
Drejtori i UK Berat-Kuçovë, z. Refat Harizi, informoi vizitorët gjermanë për projektet që po realizohen në UK Berat-Kuçovë falë kontributit dhe mbështetjes së Bankës Gjermane KFË. Ai theksoi se ky investim bëri të mundur rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit për Uznovën dhe ndërtimin e linjës 12 km Berat – Kuçovë, duke furnizuar me ujë rreth 35 mijë banorë të Kuçovës, përmirësimin e infrastrukturës bashkiake të furizmit me ujë të qytetarëve në kohë dhe në cilësi, duke reduktuar humbjet, uljen e kostos së mirëmbajtjes së rrjetit, rritja e të ardhurave të shoqërisë, gjë që krijon premisa të mira për zbatimin e fazës së dytë të këtij projekti në pjesën tjetër të qytetit, duke përmirësuar kështu cilësinë e jetesës për qytetarët.

Në fjalën e tij, përfaqësuesi gjerman i delegacionit, z. Siller, falenderoi për mikpritjen e ngrohtë dhe komplimentoi drejtuesit e kësaj shoqërie për arritjet në shërbim të qytetarëve në të dy qytetet. “Ju e dini që ne investojmë, ama jemi kërkues në realizmin korrekt të investimit për të patur një performancë të mirë në të gjitha drejtimet. Jam i lumtur që treguesit e punës suaj ndihmojnë në hapjen e rrugës për investime edhe në të ardhmen. Mirëpo kjo kërkon mbulimin e kostos, rritjen e performancës, qëndrueshmërinë financiare, pasi ne planifikojmë të investojmë edhe 130 milion euro të tjera në këtë vend. Për mua nuk është e rëndësishme të takohem vetëm me zyrtarë të lartë në Tiranë apo në rrethe, por të shoh realisht njerëzit që punojnë në terren dhe ta shoh ndryshimin atje. E theksoj edhe njëherë, rregullimi i planit tarifor sipas projektit tuaj, reduktimi i humbjeve në rrjet, rritja e arkëtimit të të ardhurave, janë sfida, që besoj se do t’i kapërceni”, tha ndër të tjera përfaqësuesi gjerman.
Më tej anëtarët e delegacionit u interesuan për tarifat e pagesës për familjarët e për bizneset, për pritshmërinë e qytetarëve ndaj pagesës së faturave të ujësjellësit, ndryshimin e tyre, për problemet e mirëmbajtjes së rrjetit etj. Takimi mbyllet me batutën e drejtuesit gjerman të takimit, R. Siller, i cili pyet nëse ishte paguar apo ju uji i servirur në tavolinën e takimit.
KOHA JONË SONDAZH

