KiE: Jemi të zhgënjyer nga gjyqtarët e prokurorët shqiptarë

Njësia e anti-korrupsionit në Këshillin e Europës, publikoi sot një raport për parandalimin e korrupsionit në radhët e deputetëve dhe gjyqtarëve.

“Autoritetet shqiptare kanë zbatuar vetëm 1 nga 10 rekomandimet e bëra nga vlerësimi raportit të 2014-s në lidhje me masat që duhet të ndërmerrn në parandalimin e korrupsionit tek deputetët dhe gjyqtarët. 9 rekomandimet e tjera janë zbatuar pjesërisht”, është konkluzioni këtij raporti.

GRECO vlerëson më tej hapat pozitivë të deritanishëm, por me urgjencë kërkon hartimin e një kodi sjelljeje për deputetët, i cili do të rregullojë kontaktet e tyre me lobistët dhe në mënyrë të veçantë rast pas rasti kur ata kanë konflikt interesi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, Këshilli i Europës kërkon shtimin e kontrolleve për asetet e deklaruara në deklaratat e pasurisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Raporti vëren se përsa u përket gjyqtarëve dhe prokurorëve, Shqipëria ka ndërmarrë disa reforma ku ka progres të dukshëm, por mbetet larg adresimit të shqetësimeve të evidentuara .

“Jemi të zhgënjyer nga mospasja e një sistemi adekuat të vlerësimit të performancës, përfshirë integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Mungojnë rregullat e etikës në mënyrë të veçantë për gjyqtarët”, thuhet në raport.

Në fund, Këshilli i Europës u jep kohë autoriteteve shqiptare të përmbushin këto rekomandime deri më 30 shtator 2017.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?