Kievi planifikon takim të presidentit Volodymyr Zelensky dhe homologut të tij të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump

Qeveria ukrainase po organizon një takim midis presidentit Volodymyr Zelensky dhe presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.

Ministri i Jashtëm, Andrii Sybiha konfirmoi planet në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryediplomatin e BE-së Josep Borrell në Kiev të shtunën, disa ditë pasi Trump siguroi një mandat të dytë historik në Shtëpinë e Bardhë.

“Dialogu midis Trump dhe Zelensky tashmë është vendosur”, tha Sybiha, pasi dy liderët u raportuan se kishin zhvilluar një telefonatë, së cilës iu bashkua edhe miliarderi Elon Musk.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sybiha shtoi se “ne jemi të hapur për bashkëpunim të mëtejshëm.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Trump dhe Zelensky u takuan për herë të fundit në Nju Jork në fund të shtatorit, kur udhëheqësi ukrainas udhëtoi për në Shtetet e Bashkuara për të paraqitur “planin e tij të fitores” për të mposhtur Rusinë.

Pikat kryesore të planit përfshijnë dërgesa të mëtejshme të armëve perëndimore në Kiev dhe një ftesë për t’u bashkuar me NATO-n në të ardhmen e afërt.

”Fitorja në zgjedhje e Trump ka pasoja globale”, theksoi Sybiha.

Ndërsa SHBA ka qenë aleati më i rëndësishëm i Ukrainës që nga pushtimi rus në shkallë të plotë në shkurt 2022, Trump ka kërcënuar vazhdimisht se do të tërheqë ndihmën për Kievin./ a.jor. ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?