Kikia: Ata që kandidojnë përballë Bashës të ofrojnë platforma, jo se ai e mbushi kupën

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, gazetari Mentor Kikia u shpreh se ata që garojnë drejt Bashës mund të shpresojnë që të fitojnë duke bërë po të njëjtën gjë që ka bërë Basha.

Kikia: Unë mendoj se ata që garojnë drejt Bashës mund të shpresojnë që të fitojnë duke bërë po të njëjtën gjë që ka bërë Basha. Ata që po garojnë duhet të ofrojnë alternativën e tyre, jo se Basha nuk bën më, por të ofrojnë alternativën e tyre për kreun e PD-së.

Ata duhet të ofrojnë një paketë që do ta çojnë Bashën në fitore, jo sepse Basha e ka mbushur kupën. Kjo është një gjë që ka ndodhur edhe në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që dikush duhet të ikë sepse e ka mbushur kupën, por jo si alternativë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?