Kikia: Gazetarët italianë e kanë me Melonin, ja pse sulmojnë Edi Ramën
Analisti Mentor Kikia, thotë se kryeministri Edi Rama e quajti dokumentarin e RAI3 një produkt të gatuar në Tiranë, por pyetja që shtrohet është se ç’lidhje ka televizioni italian me këtë histori.
”A është vënë RAI3 në shërbim të opozitës shqiptare? Unë mendoj se Jo. Pjesa shqiptare është sekondare në këtë dokumentar.
Dokumentari ka investiguar lidhur me marrëveshjen për kampet e emigrantëve, pra e ka me Kryeministren Meloni. Gazetarët italianë kanë zbuluar një mega aferë pikërisht lidhur me kampin në Shqipëri.
Dhe për ta përforëcuar këtë aferë korruptive, sipas tyre, ata na tregojnë se ja kush është Shqipëria, dhe japin atë tablonë, por ata e kanë me Kryeministren italiane”, tha Kikia.