Kikia: Nëse kërkesat e Gjermanisë bëhen kushte, s’ka negociata as në 2020

Gjashtë kërkesat e reja të Gjermanisë për Shqipërinë lidhur me hapjen e negociatave me BE-në, për analistin Mentor Kikia janë një lajm i keq që duhet të merret seriozisht nga autoritetet shqiptare.

I ftuar në RTV Ora, Kikia ia lejon vetes të bëjë parashikimin se nëse këto kërkesa bëhen kushte, Shqipëria nuk i hap negociatat as tetorin e vitit të ardhshëm (2020).

Mentor Kikia: Takimin e kryeministrit me Merkel qeveria e shiti si një lloj shprese dhe mbështetje të re nga ana e kancelares për negociata. Ndërkohë unë mendoj që nuk ka arsye për të festuar nga vizita e kryeministrit tonë në Berlin. Ka disa kërkesa të reja nga ana e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Gjerman. Nëse këto kërkesa do të jenë kushte në mënyre absolute negociatat nuk do të hapen jo në këtë tetor, por as në tetorin tjetër. Kërkesat lidhen me ndëshikimin e aktorëve të rëndësishëm në trafikun e drogës. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Thuhet që aty është folur me emra konkretë duke përfshirë edhe ish-ministrin e Brendshëm. Kërkesat lidhen me hetimin e thellë të dosjeve që përfshijnë përgjime për krimin elektoral, dosja e Peshkopisë, dosja e Dibrës edhe e Durrësit. Kërkohet thellimi i Reformës në Drejtësi jo vetëm me përjashtimin e Gjykatësve të korruptuar dhe të lidhur me krimin, por edhe penalizimin e tyre. Të gjitha këto edhe sikur të jetë qeveria me vullnetin më të madh në botë dhe gatishmërinë për t’i përmbushur dhe realizuar, vetë koha as mjafton dhe as nuk janë procese që kryhen me shpejtësinë e dritës për të kapur kohën e humbur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?