Kikia për arrestimin e Metës: Ishte demonstrim, u zgjodh një moment kur kishte trafik dhe njerëz

Gazetari Mentor Kikia komentoi arrestimin e Ilir Metës. Sipas tij, një ish-president nuk mund të tërhiqet zvarrë ashtu në mes të rrugës. Nga ana tjetër merr në konsideratë dhe gjuhën e ashpër të Metës ndaj drejtësisë dhe prokurorëve, veçanërisht ndaj kreu të SPAK, Altin Dumani.

”Nuk na lejohet të duartrokasim por të jemi serioz, për respekt të shtetit dhe jo Ilir Metës. Një ish president nuk tërhiqet zvarrë në rrugë kur ekzekutohet urdhri i arrestit. Kërkojmë më shumë standard nga shteti. Dhe shteti nuk mund të jetë militant politik që të thotë mirë ia bëmë qelbësirës se ka bërë këtë apo atë. Ai prezumohet i pafajshëm para ligjit. Ishte demonstrim, e kishin ndjekur dhe u zgjodh një moment kur ka trafik njerëz.

Një gjë e orkestruar lidhet me mesazhin gjithkujt që drejtësia në një vend është autoritet që nuk kundërshtohet. Përtej backgroundit që Meta ka si ish zyrtar. Lidhet me një aferë të partisë së tij. Gjuha që kishte konsumuar ndaj shtetit në tërësi dhe SPAK e kishte shndërruar në simbolin e agresivitetit. Meta ka konsumuar edhe me diplomatët amerikanë. Kishte një mijë mënyra të tjera. Ai nuk po ikte”,-tha Kikia.

SHKARKO APP