Kikia: Shullazi e “kruajti” me një amerikan, ndaj nuk ka shpëtim

Që prej të shtunës emri i Emiljano Shullazit është rikthyer në qendër të vëmendjes. Ai u shoqërua  për kërcënimin e kandidatit për Rektor Mynyr Koni, por pak më vonë iu njoftua arrestimi me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda për gjobëvënie.

Cila është e vërteta dhe a ka sfond politik e gjithë kjo ngjarje?

Kryeredaktori i Top Channel, Mentor Kikia tha në Top Story me Sokol Ballën se Shullazi gaboi në një moment të vetëm; atëherë ku kërcënoi një shtetas amerikan.

“Gabimi i Shullazit ishte që i vuri pistoletën një biznesmeni që mbante pasaportën amerikane. Po të mos e kish bërë këtë do të ishte duke shijuar frutet e biznesit të tij”, thotë ai.

Kikia thotë se kryeprokurori Adriatik Llalla, duke folur për ngjarjet e rënda kriminale të fillimvitit në Durrës, i lidhte ato me përplasje bandash për trafiqe droge, nënkuptonte Shullazin, ndërsa sa i takon mbështetjes politike…

“Ka patur apo jo mbështetje politike? Unë them që ka patur dhe ka qenë ky faktori kryesor që prodhoi shullazin. Gjobëvënia ekziston kudo, por në Shqipëri u shndërrua në formë biznesi nga Shullazi sepse ka qenë mik me të gjitha palët. Shullazi ka qenë njeriu që organizonte gjërat me porosi. Është kapur nga të gjitha palët e policisë dhe herë ka dalë i palagur dhe herë për të shuar zhurmën e momentit”, thotë ai.

SHKARKO APP