Kim mbështet Bashën? Çipa ”zbërthen” mesazhet e ambasadores së SHBA-së
Menjëherë sapo mbërriti nga New York-u, ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim vizitën e parë e bëri me kreun e PD-së, Lulzim Basha, ku pas takimit dha një sërë mesazhesh. Analisti Aleksandër Çipa, thekson se ambasadorja tregoi sot nga selia e PD-së se SHBA mbetet e palëkundur sa i parket shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Berisha.
”Më shumë se sa një mesazh për kreun e PD Lulzim Basha, artikulimi i ambasadores amerikane në Tiranë në takimin që pati në selinë e PD, është një mesash i drejtpërdrejtë ndaj mbështetësve të Sali Berishës. Nuk ka asnjë dyshim se përcaktimi “non grata” i Berishës parakupton një qëndrim të panegociueshëm”, tha Çipa në ”Euronews Albania”.
Sipas Çipës, PD-ja ndodhet në një ngërç të mirëfilltë, ndërsa nuk përjashton mundësinë që konflikti mes liderit aktual dhe paraardhësit të tij të prodhojë situata komplekse.