Kim Mehmeti: E turpshme që parlamenti shqiptar do hetojë UÇK-në
Analisti Kim Mehmeti, duke folur në edicionin e mbrëmjes në SYRI TV, komentoi vendimin skandaloz të parlamentit shqiptar për të hetuar luftën e UÇK-së.
“Kjo është e turpshme që ju pranoni se diçka mund të ketë ndodhur. Është e turpshme që të ngrihet komision që do merret me akuzat çmendurake që dikush ia bën UÇK-së.
Në Shqipëri është e pritshme që parlamenti të mos ngrejë komisione për të zbardhur krimet e kriminelëve serbë mbi shqiptarët, për të zbardhur të kaluarën e errët të miqve të Piktorit.
Shenjtëria e quajtur UÇK nuk ka nevojë për kujdesin e parlamentit të Shqipërisë. Ky është parlament qesharak. Ky nuk mund të quhet as parlament. Ky parlament nuk guxon të merret me krimet e Millosheviçit, sepse do të zbulojë se miqtë e Piktorit janë hartues të djeshëm të projekteve për shfarosjen e shqiptarëve.
Një parlament që nuk shtron pyetjen e logjikshme: si është e mundur që Tirana zyrtare është kaq bashkëpunuese me Beogradin dhe kaq e hidhëruar me Prishtinën? Si mundet që kryeministri i Shqipërisë hedh në gjyq kryeministrin e Kosovës, në vend që të hedhë në gjyq kryeministrin e Serbisë, që ka dalë nga kapota e Millosheviçit,” tha Mehmeti.