Kim Mehmeti shqetësohet për raportet me Izraelin
Publicist i njohur shqiptar në Maqedoni, Kim Mehmeti është shprehur i shqetësuar pas vizitës së Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka në Izrael më disa ditë më pare.
Komenti i plotë i Kim Mehmetit:
Mediat thonë se efekti direkt i vizitës zyrtare të ministres shqiptare të Mbrojtjes në Izrael është hapja e Zyrës Izraelite të Antiterrorizmit në Tiranë, të cilën do ta drejtojë i famshmi ‘Mossad’?!
Pra, tani e tutje, jo fshehurazi, po hapur, pritet që shërbimi sekret i Izraelit ‘Mossad’ të vëzhgojë edhe aktivitetin e neve shqiptarëve, apo ta mbrojë Izraelin edhe duke i mbikëqyrur dhe luftuar edhe ‘terroristët’ shqiptarë! Dhe për çudi, debatuesit e devotshëm në Tiranë e Prishtinë fare nuk u morën me këtë problem, mbase pse e tëra u duket vetëm si edhe një ‘vlerë’ Perëndimore me të cilat pasurohet shqiptaria!
Apo ndoshta janë pajtuar me mundësinë që në betejat globale ndërfetare, Shqipëria të drejtohet nga shërbimet e huaja sekrete!?”
KOHA JONË SONDAZH

