Shkrimtari i njohur Kim Mehmeti: Shqipëritë tona kanë plotë politikanë që duhen mjekuar dhe jo votuar
Shkrimtari dhe publicist i njohur Kim Mehmeti ka përmbledhur me një fjali sjelljen antikombëtare të politikanëve shqiptarë. Mehmeti shprehet se një pjesë e politikanëve që drejtojnë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut janë fat i fqinjëve dhe të huajve, pasi axhenda e tyre është në funksion të interesave jo shqiptare.
Ndërkohë shton se këta lloj politikanësh që ekzistojnë ne trojet shqiptarë duhen kuruar dhe jo votuar.
“Shqipëritë tona kanë përplot politikanë që duhen mjekuar dhe jo votuar, që janë fati i fqinjëve tanë dhe të huajve, por fatkeqësia jonë”,- shkruan Kim Mehmeti në një postim në Facebook.