Kim Mehmeti: Vuçiç kriminel, piktori juaj ndihet i nderuar kur ulet me të

Qëndrimi që kryeministri Edi Rama mban ndaj Presidentit serb kritikohet nga shumë analisti. Kim Mehmeti, i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora thotë që edhe pse vetë serbët e kanë shpallur kriminel Vuçiçin, Edi Rama ndihet krenar kur ulet me të.

Kim Mehmeti: Nëse e vëreni, piktori juaj ka një fjalim për perëndimorët, një fjalim për shqiptarët, një fjalim për serbët. Keni vënë re, ndihet i lumtur kur takohet me Vuçiçin, të cilin serbët, e kanë shpallur kriminel lufte dhe kërkojnë që të dënohet njësoj si Shesheli, pse? Sepse mbrojnë qëndrimin se nuk është kriminel vetëm ai që përdor armë, por edhe ai që nxit vrasësit. Ai Vuçiçi deri dje ka përkrahur gjithë vrasësit, mirëpo piktori tonë ndihet i nderuar kur ulet me të. Personalitet serbë kërkojnë që ai të shkojë në Hagë. Vuçiç kërkonte që për një serb, të vriten 100 myslimanë boshnjakë, sepse Vuçiçi i thoshte kroatëve nëse çliroheni nga Kroacia, ju do të jetoni në Serbinë e madhe. Vlera e vetme e tij, pse është i përdorshëm për perëndimin është kjo e kaluar e kriminelit. Ai që do ta pajtojë të vetën e tij kriminale me të sotmen e tij politike, ai le të pajtohet edhe me shqiptaret, sepse ai të gjitha pajtimet i bën në emër të shpëtimit të kriminelit të dikurshëm. Çka mëse shumti e ndihmoi piktori. Sepse piktori e solli atë në rrafshin që është paqndërtuesi na Ballkan. Unë logjikisht shtroj një pyetje të tillë: Çfarë e çon piktorin tonë që këtë ta pranojë? Ka diçka ku edhe ai është i kapur keq dhe duhet të luajë siç i thuhet ose siç e mendon.

SHKARKO APP