Kim nuk i ndahet Shqipërisë: Detyra e re përfshin dhe Tiranën

Në konferencën e fundit për mediat si ambasadore e Shqipërisë, Yuri Kim tha se detyra e re, që do të marrë, përfshin edhe vendin tonë.

Në pozicionin e ardhshëm do kem përgjegjësi për të gjithë Europën dhe kjo përfshin edhe Shqipërinë dhe jam e kënaqur për këtë, ndoshta jo të gjithë janë të kënaqur për këtë, por unë jam.

Sikurse e shpreha, jam prekur dhe kam ndryshuar gjatë qëndrimit këtu. Dhe nëse kthehem në Shqipëri ose jo Shqipëria do jetë gjithmonë me mua.” u shpreh diplomatja amerikane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim është emëruar zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane. Kjo është detyra më e rëndësishme në DASH pas Sekretarit të Shtetit. Diplomatja do të ushtrojë detyrën e re zyrtarisht nga data 10 korrik. Kim është në përfundim të mandatit si ambasadore në Tiranë dhe pritet të zëvendësohet nga David Kostelançik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?