Kim takon kryetaren e Gjykatës Kushtetuese: SHBA do të vijojë të mbështesë fort Reformën në Drejtësi
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi këtë të enjte një takim me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj. Kim e siguroi Zaçajn se SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi në mënyrë që gjykatat të funksionojnë të pavarura dhe me integritet.
“Sot takova Holta Zaçaj për ta uruar për zgjedhjen si Kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort reformën në drejtësi, në mënyrë që gjykatat të veprojnë me pavarësi dhe integritet”, theksoi Kim në një reagim në rrjetet sociale.
“Kjo është kërkesa e drejtë e qytetarëve, e nevojshme për të tërhequr më shumë investime dhe kërkesë për anëtarësimin në BE. I urojmë gjyqtares Zaçaj dhe të gjithë gjyqtarëve të tjerë urtësi dhe sukses gjatë përmbushjes së detyrës së tyre”, theksoi Kim, në reagimin e saj pas takimit.