Kina: Do qëndrojmë neutral nëse Korea e Veriut sulmon e kundërpërgjigjet SHBA

Kina njoftoi se nuk do ta ndihmonte Korenë e Veriut nëse ajo do të kryente e para një sulm ajror, që do të kërcënonte territorin e SHBA-së.

Paralajmërimi i Kinës u botua në një editorial të premten në “Global Times”, një gazetë shtetërore sipas të cilës, Pekini do të qëndronte neutral në rast se Koreja e Veriut do të sulmonte e para.

Kina duhet ta bëjë të qartë se nëse Koreja e Veriut nis e para raketat që kërcënojnë SHBA-në dhe më pas ato kundërpërgjigjen, Kina do të mbajë një qëndrim neutral“, shkruhej në gazetën e cila nuk është zëri zyrtar i Partisë Komuniste të Kinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, sipas editorialit, Kina do të ndërhynte, nëse SHBA-ja dhe aleatja e saj Koreja e Jugut do të bashkëpunonin ushtarakisht me synim rrëzimin e regjimit të Kim Jong Un-it.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse SHBA-ja dhe Koreja e Jugut kryejnë sulme dhe përpiqen të përmbysin regjimin e Koresë së Veriut e të ndryshojnë modelin politik të Gadishullit Korean, Kina do t’i ndalojë ata ta bëjnë këtë“.

Shkrimi përbën një përsëritje të qëndrimit të Kinës ndaj tensioneve në rritje në Gadishullin Korean, pasi ka paralajmëruar vazhdimisht SHBA-në dhe Phenianin t’i qëndrojnë larg veprimeve provokuese.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?