Kina drejt “izolimit” total, virusi mbërrin në Europë, Shqipëria ende larg “hartës së rrezikut”
Koronavirusi nuk ndalet teksa është vetë qeveria kineze e cila konfirmon se infeksioni i saj është duke u përshpejtuar jo vetëm në terriotorin e shtetit më të populluar por dhe në gjithë botën.
Mediat e huaja kanë arritur të zbulojnë të gjitha rastet e zbuluara tashmë me këtë virus duke ndërtuar edhe një hartë ku vendet e prekura janë me ngjyrë të kuqe.
Azia është kontinenti më i prekur me Kinën, vendin e origjinës së këtij virusi, Vietnami, Tajvani, Japnia, Kore e Jugut, Tailanda, Malajzia, Hong Kong, Makau, Singapor, Nepal.
Në Australi janë mundur deri tani të identifikohen tre të prekur me koronavirus, në SHBA dy kurse duket se virusi vdekjeprurës ka prekur dhe Europën ku deri tani i vetmi vend i prekur është Franca me tre të prekur.
Shqipëria është ende shumë larg rrezikut të këtij virusi duke ditur largësinë e madhe me Francën. Mediat italiane raportuan se në Bari, shumë afër Shqipërisë ishte identifikuar një person i dyshuar me virus, më saktë një soprano e cila kishte performuar në Wuhan dhe ishte kthyer kur virusi sapo kishte shpërthyer por nuk u konfirmua më se ishtë apo jo me koronavirus apo me diçka tjetër.
Hong Kongu ka shpallur gjendje e emergjencës kombëtare për shkak të këtij virusi pasi janë 5 të prekur aty, kurse është anuluar edhe maratona e atletëve.
Akoma më emergjente është gjendja në Kinë ku deri tani janë izoluar 15 qytete dhe virusi po prek edhe provincat e paprekura. Deri tani janë 57 milion banorë pa shërbim publik në Kinë kurse në Wuhan aq i lartë është numri i pacientëve sa nuk ka shtretër për të sëmurit me koronavirus dhe qeveria është detyruar që të bëjë një spital të ri brenda 15 ditëve.