Kina e pranon: Vaksinat tona kanë nivel mbrojtjeje të ulët

Bota po vaksionet kundër Covid-19 dhe shumë shtete po përdorin vaksina të krijuara dhe prodhuara në Kinë, ku vaksina ”Sinovac” po injektohet edhe në Shqipëri. ”Vaksina kineze nuk kanë norma shumë të larta mbrojtje”, thotë drejtori i Qendrave Kineze për Kontrollin e Sëmundjeve, Gao Fu, në një konferencë të Shtunën në qytetin jugperëndimor të Chengdu.

”Tani është nën shqyrtim zyrtar nëse duhet të përdorim vaksina të ndryshme nga linja të ndryshme teknike për procesin e imunizimit”,-tha Gao.

Pekini ka shpërndarë qindra miliona doza në vende të tjera ndërsa përpiqet gjithashtu të nxisë dyshime në lidhje me efektivitetin e vaksinave perëndimore.

Shkalla e efektivitetit të një vaksine koronavirus nga Sinovac, në parandalimin e infeksioneve simptomatike është gjetur të jetë deri në 50.4% nga studiuesit në Brazil. Për krahasim, vaksina e bërë nga Pfizer është gjetur të jetë 97% efektive.

SHKARKO APP