Kina hap “dyert” për Shqipërinë – Së shpejti nis eksporti i produkteve shtazore

Së shpejti, Kina do të jetë një treg i ri për produktet shtazore të vendit, të cilat kanë shumë pak hapësirë në tregjet e huaja. Shqipëria dhe Kina kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi mes tyre për bashkëpunimin mbi importin dhe eksportin e produkteve ushqimore dhe sigurinë ushqimore.

Ky memorandum është një mekanizëm i rëndësishëm për t’i hapur rrugë eksportit nga Shqipëria në Kinë të produkteve me origjinë shtazore.  Nënshkrimi vjen pak ditë pas vizitës në Kinë të ministrit të Bujqësisë Bledi Çuçi, i cili u takua me homologun kinez dhe bisedoi në mënyrë të veçantë për Protokollin e Karantinës. Qëllimi final është që vendi ynë të eksportojë drejt Kinës produkte me origjinë shtazore si qumështi e djathi apo peshku, mjalti etj.

Nënshkrimin e Memorandumit e bëri një ditë më parë në Kinë zëvendësministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, znj.Ermira Gjeçi. Të dyja palët bien dakord të negociojnë dhe bashkëpunojnë në procedurat e inspektimit dhe karantinës së produkteve ushqimore të mbuluara nga ky Memorandum, në përputhje me të drejtat dhe detyrimet e palëve. Shqipëria është e interesuar të intensifikojë shkëmbimet tregtare me Kinën, sidomos në sektorin bujqësor dhe industrinë agro përpunuese.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?