Kisha e Shën Antonit në Kepin e Rodonit, në proces restaurimi

Programi i BE, EU4Culture ndau lajmin se konservimi i pikturave murale të shekullit XV, në kishën e Shën Antonit në Kepin e Rodonit, po përparon.

Ky sit i vlefshëm i trashëgimisë i është nënshtruar stabilizimit emergjent përmes programit EU4Culture, i cili ndau online një album fotografik me pamje nga punimet që janë duke u kryer dhe që mundësojnë konservimin e pikturave të çmuara brenda kishës.

Dr Edlira Çaushi drejton këtë përpjekje konservimi, së bashku me ekipin e saj për të ruajtur atë çka ka mbetur nga pikturat murale.

Ndërsa vepra e artit e ruajtur mbulon një sipërfaqe relativisht të vogël në krahasim me brendësinë e kishës, mbeten disa veçori të jashtëzakonshme. Ndër pjesët më të ruajtura të pikturave ndodhen në pjesën e poshtme të absidës, nën nivelin e dyshemesë dhe motive të dukshme përfshijnë një shqiponjë dykrenare me krahë të hapur ose një figurë që i ngjan një kalorëseje grua.

“Jemi të entuziazmuar kur shohim këtë pjesë të rëndësishme të historisë duke u restauruar me kujdes për ta vlerësuar brezat e ardhshëm”, shkruan EU4Culture.

ATSH

SHKARKO APP