Kisha Ortodokse: Nikolla Marku, po cënon harmoninë fetare
“Ditët e fundit në disa media, pas zgjedhjes dhe fronëzimit të Imzot Andonit, si Mitropolit i Elbasanit, janë bërë përpjekje të hidhen dyshime rreth një konflikti të paqenë në gjirin e Kishës Orthodhokse. Individi i vetëshpallur klerik, Nikolla Marku nga Elbasani, nuk ka asnjë lidhje me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe nuk njihet si klerik nga asnjë Kishë Orthodhokse, nga asnjë Kishë e Krishterë dhe nga asnjë Komunitet tjetër fetar, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Shteti shqiptar njeh zyrtarisht vetëm Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë”.
Kështu citon në një deklaratë Sekretaria e Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Duke shtuar se “e vetmja lidhje që Nikolla Marku ka me Kishën Orthodhokse është fakti se për vite me radhë dhe në mënyrë sistematike ka sulmuar, fyer dhe denigruar me shpifje të paturpshme Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe drejtuesit e saj”.
Madje, kësaj here sipas saj, ai shkon edhe më tej, duke sulmuar e denigruar klerikët e nderuar të komuniteteve të tjera fetare, duke cënuar kështu harmoninë fetare me të cilën krenohemi si vend.
KOHA JONË SONDAZH

