Kisha Ortodokse Serbe përshëndet vendimin e UNESCOS që Kosova të mos jetë anëtare

Kisha Ortodokse Serbe, nëpërmjet një reagimi e ka përshëndetur dështimin e Kosovës për të mos u bërë anëtar i UNESCO’s.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë njoftimin.

Kisha Ortodokse Serbe e ka përshëndetur vendimin e Konferencës së Përgjithshme të UNESCOS, për refuzimin e propozimit për pranimin e Kosovës në këtë organizatë duke bërë thirrje për dialog dhe ndërtimin e mirëbesimit si rruga e vetme për zgjidhjen e të gjitha problemeve.

Në njoftimin e KOS u shprehet falënderimi të gjitha vendeve që i kanë dhënë përkrahje rrugës së dialogut dhe mirëkuptimit.

“Serbia dhe Kisha Ortodokse Serbe gjatë gjithë kohës kanë kërkuar shtyrjen e këtij debati, në mënyrë që ti iket konfrontimit të panevojshëm politik, por pasi kërkesa e Serbisë nuk është miratuar, erdhi deri te votimi i cili tregoi që në UNESCO nuk ka gatishmëri që të merren vendime të nxituara politik të cilat e cenojnë sigurinë e trashëgimisë kulturore dhe dialogun që është duke e bërë Beogradi me Prishtinën”. Është e qartë që çështja e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore nuk mund të zgjidhet me politizim veçmas në një situatë kur gjatë luftës në Kosovë dhe Metohi janë shkatërruar aq shumë Kisha dhe varre Ortodokse. Besimi duhet të ndërtohet me vepra, e jo me fjalë, e aq më pak duke neglizhuar situatën në të cilën jeton me vite pas luftës populli ynë besimtar dhe kishat tona në Kosovë dhe Metohi.

SHKARKO APP