Kishat bosh dhe mesazhet plot shpresë

Mesazhet e besimtarëve në këtë kohë të pandemisë së Covid-19 janë të shumta. Besimtarët ortodoksë kanë bërë gati vezët e kuqe për të pritur Pashkën. Nis si gjithnjë të enjten e pësimeve në kisha, që këtë vit si asnjëherë më parë, kanë qenë të boshatisura. Mesazhet dhe atmosfera nuk ka munduar në shtëpitë e shqiptarëve, që vezët e kuqe të mbërrijnë bashkë me shpresën për paqe dhe solidaritet.

Kryepeshkopi Anastas, bashkë me urimin për pashkë të mbara, ka një mesazh: Të mos kemi frikë! “Pashkë të mbarë, vëllezërit e mi! Me Ngjalljen brenda nesh! Le të bëhet zemra jonë “tempull i Perëndisë së gjallë” (2Kor.6:16). Befasisë dhe shqetësimit që shkaktoi kjo pandemi e dhimbshme, le t’i kundërvëmë të mos pasurit frikë që na fal Krishti i Kryqëzuar dhe i Ngjallur. Një mospasje frikë plot me paqe dhe solidaritet. Sivjet nuk do të mund ta transmetojmë dritën e Ngjalljes, nga njëra llamba dhe të tjetra. Le të transmetojmë dritën e shpresës dhe të mospasjes frikë që na fal Krishti nga njëra zemër te tjetra! Krishti u Ngjall!”.

Kisha Ortodokse është bosh edhe në Elbasan, nga ku jehon një tjetër mesazh paqe. E njëjta situatë dhe në Shkodër. Kambanat e përcjellin atmosferën në shtëpitë e qytetarëve.

SHKARKO APP