Kishin ardhur me pushime, vriten në oborrin e shtëpisë babai, nëna dhe vajza 13-vjeç
Tre anëtarë të një familje janë gjetur të vdekur në oborrin e banesës.
Portali ‘Pacensurë’ njofton se ngjarja ka ndodhur në Dibër të Madhe, ndërsa familja kishte ardhur nga Italia për pushime.
Persona të paidentifikuar deri me tani kanë lënë të vrarë A.P 50 vjeç, bashkëshorten e tij N.P 49 vjeçare dhe vajzën e tyre 13 vjeçare.
Motivet deri më tani ende nuk dihen.
E ndërsa trupat janë dërguar në morgun e qytetit të Dibrës së Madhe, policia ka nisur hetimet për rastin.
KOHA JONË SONDAZH

