Kishin mbetur të bllokuar në malin e Bogës, shpëtohen gjatë mesnatës 3 turistët nga Tirana

Tre turistët nga Tirana që kishin mbetur të bllokuar ditën e djeshme (4 shkurt) në malin e fshatit të Bogës në Shkodër, janë shpëtuar gjatë mesnatës.

Kanë qenë forcat e policisë dhe zjarrfikësit që kanë ndërhyrë për t’u shkuar në ndihmë. Një prej udhëtarëve ka rrëshqitur dhe ka thyer këmbën. Ndërsa gjendja e 2 të tjerëve paraqitet e mirë, pa dëmtime.

Ndërhyrja për shpëtimin e tyre ishte tepër e vështirë për shkak të pranisë së madhe të akullit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?