Kishte dëshirë të sulmonte njerëz për hakmarrje, zbulohet vendimi i gjykatës për 21-vjeçarin
Fabjan Alameti, një shtetas shqiptar që jetonte në New York, do të qëndrojë në burg për gati pesë vite. Vendimi është dhënë nga Gjykata Federale në Missoula të shtetit të Montanës, e cila e dënoi me 4 vite e 9 muaj burg.
21-vjeçari akuzohet për deklarim të rremë sepse më herët në vitin 2018 ai ishte pyetur nëse kishte apo jo dëshirë të bashkohej me grupin terrorist ISIS, por e kishte mohuar diçka të tillë. Por e gjithçka u zbulua kur shqiptari po udhëtonte me autobus drejt Montanës në muajin mars kur një person i armatosur vrau 50 njerëz në një xhami në Christchurch të Nju Zelandës.
Gjatë këtij udhëtimi ai kishte biseduar me një pern, pa patur informacion se ai ishte informator i policisë. 21-vjeçari i kishte rrëfyer të panjohurit dëshirën e tij për hakmarrje tek njerëzit e thjeshtë dhe planin për të organizuar një sulm terrorist në një objekt ushtarak në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas këtyre deklaratave, shqiptari u prangos në muajin prill. Pas dhënies së vendimit nga ana e gjykatës, avokati mbrojtës i Alametit u shpreh për mediat se deklaratat e tij janë të mbrojtura nga amendamenti i parë.