Kishte fshehur kanabis në automjet, arrestohet 30-vjeçari në pikën kufitare të Morinës

Një 30-vjeçar është ndaluar në pikën kufitare të Morinës për kontroll të imtësishëm.

Pas kontrollit mësohet se 30-vjeçarit G.M banues në Kosovë, i është gjetur dhe sekuestruar 7.25 gramë kanabis.

“Policia Kufitare e Morinës, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin G. M. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 7.25 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin G. M. 30 vjeç, banues në Kosovë”, th

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP