Kishte fshehur kanabis në banesë, arrestohet 43-vjeçari në Berat (Emri)
Një 43-vjecar është arrestuar nga policia e Beratit, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Osmëzezë i janë gjetur dhe sekuestruar rreth 9 kilogram kanabis. Në pranga ka përfunduar Behar Merkaj, 43 vjeç, banues në fshatin Osmëzezë, Berat.
“Arrestimi i tij u bë, pasi nga kontrolli i ushtruar përreth banesës së tij, i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 9 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”- thuhet në njoftimin e policisë.
KOHA JONË SONDAZH

