“Kishte gjak në tokë”/ Fqinji tregon ngjarjen kriminale: Vajza shkoi me biçikletë në komisariat

Të tjera detaje mësohen nga vrasja e 70-vjeçare Firdes Çekiçi, nga i biri, mbrëmjen e djeshme në fshatin Buçimas, Pogradec. Sami Shyti, fqinj me familjen Çekiçi thotë se vajza e autorit të krimit makabër shkoi me biçikletë në komisariat.

”Fola me vajzën e viktimës pas ngjarjes. Ajo kishte qenë tek komshia ngjitur dhe kishte lënë në shtëpi babain me gjyshen. Kishte dalë nga fqinja se e lajmëruan kur ngjarja kishte ndodhur. Komshinjtë kishin provuar të lidheshin me policinë por s’ishin lidhur dot dhe më tregoi se ajo ka shkuar deri në komisariatin e Pogradecit me biçikletë për të lajmëruar. Hymë në banesë kur mbaroi policia veprimet. Ngjarja kishte ndodhur në kuzhinë. Midis dy divaneve në tokë. Kishte dy gisht gjak. Bashkëshortja ime e pastroi. Jemi tmerruar”.

SHKARKO APP